Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në
Nga Besim Ndregjoni Fatëkeqsisht si shume herë të tjera në këtë vend të dashur por të çuditshëm fitoi imoraliteti i politikës , fitoi padrejtësia , fitoi pazari bisnes – politike , fitoi pabesia e komunistave të kthyer në antikomunista. Kurrë më shumë se kurrë këto ditë të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk më është kujtuar vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë “Ra ky mort e u pamë!” Në vitin 1994 entusjazmi i antikomunistave shqiptar që kishin kaluar kalvarin dhe qëndresën ndaj partisë staliniste të Enver Hoxhës më shumë se çdo populli i europës, me një bilanc tragjik humbjesh njerzore, me mijëra familjarësh të humbur, me qindra vuatje kampesh çfarosëse, me të zhdukurish fëmijë, që nga kampi i tmerrshëm i Tepelenës, e deri në...