Avokati i Ilir Metës: Edhe miun e shtëpisë i kanë kontrolluar, nuk ka asnjë pasuri

Avokati i Ilir Metës: Edhe miun e shtëpisë i kanë kontrolluar, nuk ka asnjë pasuri

Kujtim Cakrani, avokat i ish-presidentit Ilir Meta, ishte i ftuar në emisionin “Oponencë”, ku komentoi vendimin e GJKKO-së për kalimin për gjykim të dosjes Meta-Kryemadhi. Sipas tij, në këtë proces gjyqësor mungojnë elementet thelbësore, duke theksuar se nuk është marrë në pyetje personi që konsiderohet si i korruptuari. Cakrani u shpreh se hetimi ndaj ish-presidentit edhe miun e shtëpisë i kanë kontrolluar, duke theksuar se ai pasurinë e ka nga babai. “Ne nuk kemi sot në këtë proces gjyqësor, nuk kemi korruptuesit, personi që përmendet 327 herë në 214 faqe nuk është pyetur. Zoti Meta nuk ka në karrierën e tij asnjë cent që t’i japë llogari kujt. Nuk i ka bërë dëm asnjë personi apo shtetit shqiptar. Hetimi 34-vjeçar, edhe miun e shtëpisë i...