Avokatët kërkuan të njihen me aktet/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu

Avokatët kërkuan të njihen me aktet/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu

Seanca e çështjes “Gërdeci” ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme është shtyrë. Seanca u shty për më 10 shkurt. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatëve të Mediut për t’u njohur me disa akte të referuara në gjyq nga prokuroria. Kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Posaçme.