Avokat Edmond Petraj zbërthen dosjen e Ilir Metës pasi shkoi për gjykim në GJKKO, ja surprizat që e presin…

Avokat Edmond Petraj zbërthen dosjen e Ilir Metës pasi shkoi për gjykim në GJKKO, ja surprizat që e presin…

Avokati i njohur, Edmond Petraj ka komentuar kalimin e dosjes “CEZ-DIA” për gjykim, duke e cilësuar këtë fazë si një moment kyç në procesin ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Sipas tij, dërgimi i çështjes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) nuk është një procedurë e zakonshme, por një tregues i qartë se hetimi ka prodhuar një bazë të fortë provash. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Petraj thekson se tashmë çështja ka kaluar nga niveli i dyshimeve në një akuzë të strukturuar që do të përballet me testin e gjykatës. Nga ana tjetër, Meta dhe Monika Kryemadhi vijojnë të mohojnë çdo shkelje dhe e konsiderojnë procesin të motivuar politikisht. Megjithatë, sipas avokatit, në këtë fazë gjithçka varet nga forca e provave...