Avokat Arben Llangozi zbulon informacionet e bujshme, hetimi i SPAK për Call Center-at vazhdon, do të dalin emra…

Avokat Arben Llangozi zbulon informacionet e bujshme, hetimi i SPAK për Call Center-at vazhdon, do të dalin emra…

Avokati i njohur, Arben Llangozi ka hedhur akuza tronditëse mbi një rrjet të fuqishëm kriminal që, sipas tij, operon prej vitesh përmes Call Center-ave në kryeqytet. Ai deklaron se hetimi i SPAK po vijon dhe se shumë shpejt pritet të dalin emra të njohur politikanësh të implikuar në këto skema milionëshe. Llangozi ngre dyshime të forta se politikanë dhe drejtues të lartë policie kanë interesa direkte dhe aksione në këto Call Center-a mashtrues. Sipas tij, bëhet fjalë për qarkullim mbi 30 milionë euro, të padeklaruara dhe jashtë çdo kontrolli shtetëror. Avokati akuzon Policinë e Shtetit se ka mbyllur sytë, pavarësisht denoncimeve të shumta nga qytetarët. Ai thekson se punonjësit e këtyre strukturave shfaqnin pasuri marramendëse dhe makina luksoze, pa asnjë justifikim ligjor. Llangozi kërkon hetim...