Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Menjëherë pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, në Shqipëri përveçse i shtrenjtua nafta, u rrit me deri 40% edhe çmimi i plehrave kimike që përdoren nga fermerët në të mbjellat e tyre. Brenda një muaji, ureja dhe nitrati janë shtrenjtuar me 1400 lekë për kuintal, ndersa DAP-i me 1100 lekë për kuintal. Pak ditë më parë Report Tv përmes një vezhgimi tregoi se ureja nga 5400 lekë për kuintal ka shkuar në 6800 lekë, DAP-i nga 8500 në 9600 lekë për kuintal, ndërsa nitrati nga 4400 në 5800 lekë për kuintal. Për fermerët ky shtrenjtim ndikon në uljen e prodhimit pasi nuk do mund t’i përballojnë këto kosto të rritura. Autoriteti i Konkurrencës konfirmon zyrtarisht për Report Tv se ka nisur monitorimin e...