Autoriteti i Konkurrencës i jep “OK” shitjes së Tring, kush fshihet pas kompanisë “Vertex Holding”
Autoriteti i Konkurrencës i jep “OK” shitjes së Tring, kush fshihet pas kompanisë “Vertex Holding”Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar blerjen e platformës së dytë më të madhe të shërbimeve televizive me pagesë në vend, Tring te shoqëria Vertex Holding.Transaksioni u autorizua pas një procedure të thelluar, motivuar nga mungesa e një informacioni të plotë për të vlerësuar mundësinë reale të blerësit për të ushtruar aftësitë funksionale dhe për të siguruar vijueshmërinë e aktivitetit ekonomik të Tring.Shoqëria blerëse, Vertex Holding është një kompani e regjistruar në gusht të vitit të kaluar, me objekt shitblerjen dhe kontrollin e aksioneve. Ortak i vetëm i shoqërisë është shtetasi nga Kosova, Valon Shala. Valon Shala është drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Artmotion, operator i shërbimit të internetit dhe...
Burimi:
sot.com.al