“Aty po vlon diçka, një kazan i nxehtë ku…”/ Gazetari: Një gjyqtar ka firmosur në kafe, presion nga grupi i Ballukut

“Aty po vlon diçka, një kazan i nxehtë ku…”/ Gazetari: Një gjyqtar ka firmosur në kafe, presion nga grupi i Ballukut

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste televizive. Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përballë personave që i jepte llogari dhe se sipas tij i është bërë presiom nga ‘grupi i Ballukut’. Sakaq Toska hodhi akuza të forta edhe për relatorin e çështjes Sandër Becin duke thënë se është i vendosur aty nga PS, dhe se gjithashtu ka qenë pedagog i përfolur se jepte provime me 200-300 euro. “Gjykata Kushtetuese sot është kthyer në një ferr për të gjithë anëtarët. Sot GJK që shihet si panteoni i drejtësisë shqiptarë sot është kthyer në institucionin më të dobët. Aktualisht aty po vlon diçka, një kazan i nxehtë ku secili mundet ta shmange veten nga djegia që mund t’i...