“Asnjë investim”/ Denoncon Kalaja: Rruga katastrofë prej kohësh, kanë plasur ujrat
Ish-kandidati për deputet në PD Aulon Kalaja ka denoncuar gjendjen keqe të rrugëve në fshatin Luz të Fushë Krujës. Në postimin e tij në Facebook, Kalaja denoncon se këto rrugë janë lënë prej kohësh në gjendje katastrofike pasi nuk është bërë asnjë investim nga institucionet shtetërore në Luz. ‘Kanë plasur ujrat në Luz të Fushë-Krujës. Rruga katastrofë prej kohësh. Asnjë investim për Luzin’, shkruan Kalaja.
Burimi:
sot.com.al