“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai e nisi fjalën e tij me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit, Eliot Engel. “Të dashur miq, këtë takim me ju në rrjetet sociale, duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel. Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij madh edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës...