“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka zbuluar vendimet e marra këtë të enjte, më 26 mars, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministrja Sala tha se qeveria ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave. “Me miratimin sot në këshillin e ministrave në vendimin numër 645, datë 1.10.2014, për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të çmimit të barnave u hodh një hap i rëndësishëm për të garantuar më shumë transparencë, stabilitet dhe siguri në tregun e barnave në Shqipëri.”, tha ajo. Sala shtoi se ky vendim “Vjen si një nevojë e hershme për përmirësimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të barnave, për shpejtimin...
Burimi:
javanews.al