“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi se asambleja e kësaj force politike do të zhvillohet në 21 mars. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS në selinë rozë, Klosi u shpreh se do të ketë zgjedhje brenda partisë dhe sipas tij, ky proces është për të rifreskuar dhe forcuar strukturat. “Do të kërkojë proces zgjedhor dhe do fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, forumeve të PS. Është proces i riforcimit të strukturës së PS. Do përfshijë të gjithë forumet e PS, do shtrihet në çdo qelizë. Në mbledhjen e datës 21, do kemi diskutime për përfshirje të anëtarëve të asamblesë. Gjithmonë ka kërkuar rifreskim. Statuti përcakton, zgjedhjet në forumin lokal të partisë, do kemi zgjedhje të organizatave, të drejtuesve të PS”, deklaroi Klosi....