Asambleja e socialistëve më 21 mars, Klosi: Zgjedhje brenda partisë, forcojmë strukturat

Asambleja e socialistëve më 21 mars, Klosi: Zgjedhje brenda partisë, forcojmë strukturat

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Kjo datë u vendos këtë të mërkurë, në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në selinë rozë. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas mbledhjes së Kryesisë u shpreh se do të ketë zgjedhje brenda partisë dhe sipas tij, ky proces është për të rifreskuar dhe forcuar strukturat. Klosi: Proces që është bërë çdo dy vite në PS dhe është proces i reformimit të gjithë strukturës në PS. Është proces që do përfshijë të gjithë forumet e PS dhe do shtrihet në çdo qelizë të PS në gjithë vendin. Në mbledhjen e datës 21 do kemi për diskutime për përfshirjen të të gjithë anëtarëve të PS, në një proces që do t’i hapë...