Asambleja e PS-së, Rama: Riorganizim Kuvendit, më pak deputetë! “Territorialja” dhe “Zgjedhorja” domosdoshmëri
Prej orës 10:00 në qytetin bregdetar të Durrësit te “Melia”, po zhvillohet asambleja e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Në fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama u ndal te nevoja për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe reformën zgjedhore. Ai theksoi se numri i deputetëve do të ulet, ndërsa shtoi se Kuvendi ka mungesë infrastrukture dhe burimesh, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të një godine të re dhe përmirësimit të statusit dhe kushteve të punës së deputetëve. Ai nënvizoi se puna për këtë nuk mund të vonohet dhe duhet të fillojë menjëherë, pavarësisht nëse godina e re përfundon brenda këtij mandati. Po ashtu, kryeministri foli për reformën administrative-territoriale, duke nënvizuar se ajo duhet diskutuar drejtpërdrejt me qytetarët...
Burimi:
vizionplus.tv