Asambleja e PS/ Klosi: Sot jemi më fitues se kurrë falë Edi Ramës

Asambleja e PS/ Klosi: Sot jemi më fitues se kurrë falë Edi Ramës

Sot në Durrës është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, takim i cili nisi me fjalën e Sekretarin e Përgjitshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi. Klosi nuk kurseu vlerësimin për lidershipin e Edi Ramës, duke thënë se falë tij Partia Socialiste sot është më fituese dhe më e organizuar se kurrë. Ai shtoi se fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2025, me mbi 300 mijë vota diferencë me opozitën, tregon se selia rozë “ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë”. “Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës vjen sot në vitin e saj të 35 më fituese dhe më e organizuar se asnjëherë më parë. Jemi mbledhur sot pas konfirmimit nga vota e shqiptarëve si forca e qeverisë...