Artur Meçollari: Të dhënat sensitive të shtetit në duart e krimit, Bajram Begaj mban të bllokuar Këshillin e Sigurisë..

Artur Meçollari: Të dhënat sensitive të shtetit në duart e krimit, Bajram Begaj mban të bllokuar Këshillin e Sigurisë..

Të dhënat më sensitive të shtetit shqiptar kanë përfunduar në duart e krimit të organizuar, duke krijuar një rrezik serioz jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për marrëdhëniet me aleatët strategjikë. Alarmin e fortë e ngre ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili akuzon drejtpërdrejt Presidentin Bajram Begaj për bllokimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një kohë kur, sipas tij, aleatët presin ende përgjigje për skandalet që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), TIMS-in dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Në një reagim publik, Meçollari i drejtohet hapur Kreut të Shtetit në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë prej kohësh kërkojnë mbledhjen e këtij institucioni: “O Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare....