“Arrogancë dhe papërgjegjshmëri”/ PD denoncon: Abuzime nga OSHEE, qytetari faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi!
Partia Demokratike ka denoncuar skandalin e radhës të institucioneve shtetërore dhe administratës. Bëhet fjalë për abuzimet e OSHEE në mbifaturimin e qytetarëve në mënyrë të paligjshme dhe disa herë më shumë nga konsumi. Qytetari Bledi Muça, nga Fushë-Kruja, ka vënë në dispozicion dokumentacionet se si është mbifaturuar, edhe pse ka qenë pagues i rregullt. “Një tjetër rast shqetësues abuzimi vjen nga Fushë-Kruja, ku një banor dhe abonent familjar i energjisë elektrike denoncon sot publikisht mënyrën se si po trajtohet nga administrata e qeverisë Rama. Sipas dokumentacionit dhe librezës përkatëse, qytetari ka shlyer rregullisht detyrimet për energjinë elektrike, me fatura mujore që varionin nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë. Si pasojë, shumat mujore të faturuara kanë arritur në vlera nga 120 deri në 180...
Burimi:
sot.com.al