Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një konferencë për media, deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka reaguar menjëherë dhe pa ekuivok pas situatës së ndodhur në burgun e Durrësit, ku u gjet telefon në qelinë e një prej të burgosurve, duke marrë masa të menjëhershme administrative dhe penale ndaj zinxhirit përgjegjës. Sipas Lamallarit, reagimi institucional përfshiu pezullimin e zinxhirit përgjegjës dhe vënien e tyre në dispozicion të hetimit penal, si dhe shkarkimin e drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. Paralelisht, u realizua transferimi i të dënuarve që ndodheshin në këtë institucion drejt burgjeve me nivel më të lartë sigurie. Ministri bëri të ditur se i ka kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve rritjen e hetimeve proaktive në...
Burimi:
javanews.al