Arlind Qori: Protestës së Berishës nuk i bashkohemi
Për kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka vend për përmirësime, lidhur me reformën terrotoriale dhe atë zgjedhore, por tha se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga PS dhe PD. Në një intervistë Qori u shpreh se interesat e PS dhe PD, nuk janë të përputhshme me interesat e shoqërisë. “Në Shqipëri ka gjithmonë vend për përmirësime institucionale, vetëm se kur ujqërve u var mëlçitë në qafë, ata nuk kanë ndërmend të t’i japin ty t’i hash, por i hanë për vete. Sa herë unë dëgjoj për komisione të përbashkëta PS-PD, gjithmonë mendoj deri ku do shkojë e keqja, çfarë do bëjnë më keq se çfarë kanë bërë. Na duhet ligj i ri për financimet e partive, na duhet depolitizimi i administratës zgjedhore...
Burimi:
ntv.al