Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm

Arbër  Hitaj: Rama është një politikan i pashantazhueshëm

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda mazhorancës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas Hitajt, Rama mbetet një politikan i pashantazhueshëm dhe ka treguar se nuk është ndikuar nga çështje të tjera që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Ai theksoi se mazhoranca, me numrat që ka në Kuvend, i ka mundësitë për t’u vetëkorrigjuar dhe për të ndërhyrë në sektorët që nuk po performojnë si duhet. Në debat ndërhyri edhe Aulon Kalaja, i cili bëri dallime mes figurave politike, ndërsa Hitaj nënvizoi se peshën politike që ka pasur Tahiri nuk e kanë domosdoshmërisht emra të tjerë. Sipas tij, Rama historikisht ndryshimet në...