Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Në emisionin “3D” me Alban Dudushin, analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si larg çdo standardi demokratik dhe të ngjashme me një drejtim autoritar. “Nuk jemi në kushtet e drejtimit të një partie demokratike, por jemi në kushtet e drejtimit autoritar drejt diktaturës brenda partisë,” u shpreh Meçe. Ai argumentoi se kundërshtarët e Sali Berishës përjashtohen nga PD sepse lideri historik ndihet i kërcënuar mbi cenimin e mitit të tij. “Kundërshtarët e Berishës i përjashtohen sepse ai ndihet i kërcënuar mbi çënimin e mitit të tij. Ai e di shumë mirë që Ervin Salianji nuk e mund, as Kokalari nuk e mund, por ai i largon sepse brenda partisë krijohet ajo frymë që i thotë të largohet...