No Image Available

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka sqaruar pozicionin e tij politik dhe raportin me Partinë Socialiste, duke theksuar se mbetet anëtar i saj, por pa asnjë ambicie për poste apo role formale. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Malaj u shpreh se angazhimi i tij publik buron nga bindjet dhe parimet, jo nga interesi personal. “Unë nuk jam aktiviste. Unë e kam ndarë me të. Jam anëtar i Partisë Socialiste i përjetshëm dhe mirënjohës, por nuk e lë parimin për ndonjë karrige,” deklaroi Malaj. Ai shtoi se aktiviteti i tij është kryesisht akademik dhe shoqëror, ndërsa rrjetet sociale i përdor për të komunikuar ide dhe qëndrime, jo për fushata personale. Duke iu referuar eksperiencës së tij si kandidat...