Arben Ahmetaj bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK? Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta, ja çfarë pritet të ndodhë

Arben Ahmetaj bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK? Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta, ja çfarë pritet të ndodhë

Juristi Romeo Kara ka folur hapur për denoncimet publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ndikimin e tyre në veprimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kara shtron dilemën nëse Ahmetaj po vepron si bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK apo thjesht si burim i hapur informacioni, ndërsa paralajmëron zhvillime të forta që mund të çojnë drejt përballjeve të drejtpërdrejta gjyqësore. Sipas tij, denoncimet e bëra jashtë dhe brenda Shqipërisë nuk mund të injorohen nga organi i akuzës dhe kanë shërbyer si indicie konkrete për nisjen e hetimeve paraprake, përfshirë edhe rastin e ministres Belinda Balluku. Kujtojmë se një vit më parë në Ahmetaj akuzoi Ballukun se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke...