Apeli zbut dënimet për “5D”, shërbim prove për anëtarët e komisionit të ofertave në Bashkinë e Tiranës
Apeli i Posaçëm zbut dënimet e një pjesë të dosjes 5D. Fjala është për 5 të pandehur, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave dhe titullaren e autoritetit kontraktor “Tirana Parking”. Kjo e fundit, Eglantina Zere u dënua fillimisht me 9 muaj burg ndërsa tashmë dënohet me 1 vit shërbim prove. Sipas SPAK, Zere si titullare e “Tirana Parking”, institucion në varësi e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me anëtarët e komisionit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar kushte ndaj disa kompanive. Prokuroria e Posaçme zbuloi se përmes avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, emri i mëparshëm i kompanisë 5D...
Burimi:
vizionplus.tv