Apeli për reformën elektorale, Kume: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo në funksion të dy partive të mëdha

Apeli për reformën elektorale, Kume: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo në funksion të dy partive të mëdha

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Mishel Tarran, apeloi që të nisë sa më parë puna për reformën zgjedhore. Ai kërkoi që me ligjin e ri t’i jepet zgjidhje problematikave të konstatuara nga misioni i ODIHR-it. Eksperti i çështjeve zgjedhore, Andon Kume, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, vlerëson se thirrja e ambasadorit të OSBE-së për nisjen e menjëhershme të punës për reformën zgjedhore është një hap i duhur, duke theksuar se koha ekziston, por procesi duhet të fillojë sa më herët. Ai shtoi se reforma duhet të trajtojë jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, që janë shumë të rëndësishme, por gjithashtu edhe shqetësimet e shoqërisë civile. Kume thekson si problematika kryesore depolitizimin dhe...