Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent Sulën. Mbetet në sekuestro

Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent Sulën. Mbetet në sekuestro

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula, e cila kërkonte heqjen e sekuestros për një apartament në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, për të cilin prokuroria dyshon se është pasuri e fshehur e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë njoftoi këtë të enjte (22 janar 2026), se ka vendosur “mospranimin e rekursit të shoqërisë Agi Kons për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nr.38, dt. 17 qershor 2025”.“Boldnews.al” verifikoi vendimin e Apelit për këtë rast dhe u konstatua se bëhej fjalë për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e “Kodrës së Diellit”, një kat sipër apartamentit zyrtar të bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.Në kërkesën e...