Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj ta merrte vajza e tezes së Lapajt, por KAS vendosi se i takonte asaj. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar. Sikur çdo deputet, edhe Dajko ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, e cila vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro, pasuri e përbashkët me bashkëshortin. Në deklaratën e saj të pasurisë pranë ILDKPKI, ajo dëshmon se një pjesë e madhe e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, së bashku me të shoqin, Spiro....