“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…
“Mendoj se është normale të jesh mik me Izraelin,” i tha Edi Rama The Jerusalem Post-it, “por është një nder të konsiderohesh një mik kaq i afërt i Izraelit.” Teksa fliste nga podiumi në Jeruzalem javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama i zgjodhi me kujdes fjalët, duke i huazuar ato nga tradita hebraike. “Talmudi na mëson se të shpëtosh një jetë të vetme, është sikur të kesh shpëtuar gjithë botën,” tha Rama në konferencën ndërkombëtare për antisemitizmin “Generation Truth”, e organizuar nga Ministria izraelite për Çështjet e Diasporës dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Takimi, i mbajtur në Jeruzalem për të dytin vit radhazi në përputhje me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, mblodhi në Izrael udhëheqës ndërkombëtarë dhe figura të komuniteteve hebraike për të diskutuar...
Burimi:
javanews.al