“Antireforma kritere, vjedhjen dhe votën”, Berisha- Ramës për “Territorialen”: Me një të rënë të lapsit zhduku komunat

“Antireforma kritere, vjedhjen dhe votën”, Berisha- Ramës për “Territorialen”: Me një të rënë të lapsit zhduku komunat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në një tryezë për reformën territoriale, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se reforma e fundit territoriale ishte për interes të partisë së krimit, duke shigjetuar kështu PS-në. Ai tha se Rama është armik i shqiptarëve, pasi me një të rënë të lapsit zhduku komuna. Berisha tha se antireforma e Ramës është komponent kryesor i platformës për pastrimin e Shqipërisë. “Dua të falënderoj organizatorët e këtij takimi për një çështje me rëndësi. Shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që u dha interesave të qytetarit shqiptar, për zhvillimin e vendit. Në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar...