Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ankimoi denimin e tij me 1 vit burg. Burime bene me dije se vendimi është marrë sot nga anetaret e Gjykates Kushtetuese pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare. Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”. Dënimi i tij është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Padia u...
Burimi:
javanews.al