Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash
Pas pak minutash, pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për kërkesën e qeverisë mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku. Gjyqtarët e GJK janë “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën. Kjo është mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.Çështja “Balluku” është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Burimi:
sot.com.al