Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit për ndryshimin e numrit të komisioneve. Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. Dëmi kryesor, sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, ishte largimi i opozitës nga drejtimi i Komisionit për Integrimin. Sipas Gjykatës Kushtetuese, procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitet të rregullohet. Me këtë vendim, numri i komisioneve mbetet 8 dhe do të ketë 30 ditë afat nga hyrja e tij në fuqi për ribërjen e procedurës. Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: “Gjykata Kushtetuese e Republikë së Shqipërisë (Gjykata) në datën 10.02.2026 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak...
Burimi:
javanews.al