“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiakët të japin kontributin e tyre për Samitin e Diasporës, që do të organizohet në pranverë. Në takimin në Golem, Rama tha se bashkitë duhet t’i mbajnë të integruar dhe informuar komunitetet që jetojnë jashtë vendit. “Do flasim pastaj edhe për një kompoment të rëndësishëm në këtë proces, diaspora. Diaspora, jo vetëm si potencial për investime, por si pjesë e pandashme e popullit, të komuniteteve tona. Do jetë shumë e rëndësishme të kemi angazhimin tuaj, qoftë për organizimin e samitit të diasporës në pranverë, ku do jetë shumë i vyer çdo rekomandim nga ana juaj, për njerëzit që ju mendonin se duhet të jenë të ftuar në këtë samit, por edhe mënyrat sesi do ta qasim dhe do ta mbajmë komunitetin e çdo bashkie jashtë vendit, pjesë...
Burimi:
javanews.al