“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi nga Korça se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv i arritshëm brenda vitit 2030, duke theksuar nevojën për përfshirje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët. Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme “Themistokli Gërmenji” dhe “Raqi Qirinxhi” në Korçë, Hoxha u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet parë thjesht si një synim formal, por si një standard jetese që duhet përmbushur. Ai nënvizoi se progresi i bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit ka qenë i konsiderueshëm dhe shpeshherë përtej pritshmërive. “Në një periudhë shumë të shkurtër kohe kemi bërë një rrugëtim të madh, diçka që as nuk e kishim ëndërruar. Unë i pari, edhe pse kam qenë...