Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

Analisti Ben Andoni ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se negociatat me Iranin nuk janë të sabotuara por ato nuk kanë qenë të pastra ndërmjet palëve. Ai theksoi se aktualisht mungon transparenca për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme. “Negociatat nuk janë të sabotuara. Negociatat kanë qenë asimetrike dhe mënyra se si filloi lufta në kohën kur po negociohesh tregon që negociatat asnjëherë nuk kanë qenë të pastra ndërmjet palëve. Kemi një problem të madh që në këtë moment mungon transparenca, kuptohet, nga Irani është traditë. Mungon transparenca kryesore nga vendi ish më demokratik i botës. Pothuajse nuk kemi asnjë gjë transparente në botë. Ndaj, diçka tjetër me ju për sa i përket fuqisë negociuese të Iranit. Irani ka...