Andi Bushati: Ilir Meta, i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri, po seleksionohen dëshmitarët ndaj tij
Analisti Andi Bushati, e konsideron burgosjen dhe trajtimin e e Ilir Metës, si persekutim politik. Bushati tha se në procesin ndaj Metës ka seleksionim të dëshmitarëve, duke u shmangur persona nga mazhoranca, çka dëshmon natyrën politike të akuzave ndaj ish Presidentit. “Ilir Meta është sot i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri. Nuk është shenjt, por me këta banditët e sotëm, ai është amator. Por kjo nuk ka rëndësi. Me Ilir Metën si të burgosur, po trajtohet më keq se vrasësit serialë. Kjo i jep konotacion politik burgosjes së tij. A kemi përkim vijash mes Metës që trajtohet si i burgosur politik me hetimin ndaj tij? Metës i thonë, ti si kryetar Kuvendi ke kaluar ligjin për minierat, ligj që i interesonte Samir Manes dhe...
Burimi:
ntv.al