Analizat laboratorike në QSUT janë ndërprerë”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Analizat laboratorike në QSUT janë ndërprerë”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar situatën si një “akt kriminal” në dëm të qytetarëve. Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, pas datës 20 të çdo muaji, në QSUT ndalohen analizat laboratorike, duke lënë pacientët pa shërbim dhe duke i detyruar të presin ose të paguajnë privatisht. Ai shtoi duke thënë se qytetarët përballen me vonesa, mungesë shërbimi dhe kosto shtesë. Sakaq demokrati kërkoi interpelancë me ministren e Shëndetësisë për të dhënë shpjegime mbi situatën dhe përdorimin e fondeve, si dhe bëri thirrje për reagim ndaj asaj që e cilësoi si krizë në sistemin shëndetësor. Deklarata e plotë: Sot jemi dëshmitarë...
Burimi:
sot.com.al