Analiza për BIRN/ Zef Preçi: Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
Çfarë i motivon njerëzit që bëjnë punët e pista të regjimit nën një qeveri të kapur nga interesat kriminale dhe korrupsioni? Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i rregullave të shkruara, vënia pa kushte në shërbim të elitës politike qeverisëse dhe oligarkisë së lidhur me të, përdorimi gjerësisht si kontingjent i propagandistëve elektoralë për partinë drejtuese, si dhe shndërrimi i një pjese të saj në përfituese të drejtpërdrejtë të fondeve publike, lejeve e licencave, etj. Domethënë, veprimi i kësaj administrate...
Burimi:
ntv.al