Analisti, zbulon ‘kurthin’ e anëtarësimit në BE: Do të hyjmë, por pa të drejta të plota

Analisti, zbulon ‘kurthin’ e anëtarësimit në BE: Do të hyjmë, por pa të drejta të plota

Data e shumëpritur e vitit 2030 për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian mund të jetë më shumë një objektiv lëvizës sesa një afat konkret. Analiza e fundit e Ben Andonit në një studio televizive hedh dyshime të forta mbi këtë proces, duke paralajmëruar një skenar ku vendet e Ballkanit Perëndimor mund të pranohen në bllokun europian, por pa të drejta të plota, duke i kthyer në anëtarë të dorës së dytë. Sipas kësaj analize, konjukturat politike ndërkombëtare po ndryshojnë me shpejtësi dhe ideja e një integrimi në grup po fiton terren. Megjithatë, ky anëtarësim mund të vijë me një kosto të lartë: heqjen e të drejtave themelore, siç është e drejta e vetos, një mekanizëm kyç që u siguron shteteve...