Analisti zbardh pazaret e Sali Berishës me çështjen “Balluku”, kërcënohen deputetët e PD të Këshillit të Mandateve që..

Analisti zbardh pazaret e Sali Berishës me çështjen “Balluku”, kërcënohen deputetët e PD të Këshillit të Mandateve që..

Analisti Genc Burimi ka hedhur një “bombë” politike, duke zbardhur prapaskenat e pazareve të errëta që lidhen me dosjen e ish-zv/kryeministres, njëherësh ish-minitsres së Trasporteve dhe Energjisës, Belinda Balluku. Ai deklaroi se zhdukja e kësaj dosjeje nga debati publik është një “mrekulli” e orkestruar, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka heshtur në mënyrë të pashpjegueshme. Teksa ishte duke folur dje në një media, z. Burimi paralajmëroi se opozita gabon rëndë nëse mendon se mungesa e hetimit lidhet vetëm me presionin e mafias, duke shtuar se mund të ketë edhe arsye politike apo ndërhyrje nga partnerë ndërkombëtarë. Sipas tij, SPAK-u duhet të japë llogari hap pas hapi për çdo veprim të tij. Ai kritikoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë në punën e Prokurorisë Speciale (SPAK), duke theksuar...