Analisti: Qesharake kërkesa e opozitës për qeverisje teknike, u provua në 2017 dhe nuk solli rezultate
Analisti politik Adri Nurellari e cilësoi qesharake kërkesën e opozitës për një qeverisje teknike, duke theksuar se një model i tillë është provuar më parë në 2017 dhe nuk ka sjellë rezultate konkrete. Nurellari u shpreh se protestat e opozitës janë plotësisht legjitime, por shtoi se nuk po shihet asnjë risi në qasjen opozitare. Sipas analistit, opozita po rikthehet te të njëjtat teza dhe veprime që janë ndjekur më herët. “Nuk ka asgjë të keqe në kërkesën për zgjedhjet e parakohshme. Mandati është i qytetarëve dhe është shumë legjitime që të kërkohen pas skandaleve. Ky është objektivi i çdo opozite në çdo vend: t’ia shkurtojë jetën qeverisë. Ajo që është qesharake është kërkesa për qeverisje teknike, sepse është një eksperiment i stërprovuar dhe e pamë...
Burimi:
ntv.al