Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te përjashtimi i Dash Sulës nga gara elektorale dhe situata e përgjithshme e opozitës. Sipas Lekës, mënyra se si PD ka trajtuar figura të votuara dhe me mbështetje në bazë përbën një “tragjedi-komedi” për partinë, në një kohë kur ajo nuk ka luksin të mënjanojë vlera të tilla. Ai theksoi se kryeministri Rama po tregohet më largpamës politikisht, ndërsa opozita, e drejtuar nga Sali Berisha, ndodhet në krizë të thellë dhe e përçarë, duke mos arritur të trondisë mazhorancën. Leka vlerësoi gjithashtu takimet e Ervin Salianjit si pozitive, duke nënvizuar se ato kanë ekspozuar ndarjet e forta në bazën e PD-së. “Nuk e...