“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

Kryeministri Edi Rama gjatë podcastit të tij “Flasim” nënvizoi miratimin e projektligjit për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 447 personave nga burgjet, ulje dënimesh për qindra të tjerë dhe pushimin e ndjekjes penale për vepra të lehta. Sipas tij, ky projektligj synon të përqendrojë drejtësinë tek rastet me rrezik real për shoqërinë, duke shmangur përdorimin disproporcional të ndëshkimit penal, dhe gjithashtu pritet të ulë mbipopullimin në institucionet penitenciare dhe kostot shoqërore që lidhen me to. Rama theksoi se amnistia nuk prek krimet e rënda, përfshirë vrasjet, dhunën, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë për të adresuar problematikën e paraburgimit në vend. “Një tjetër vendim që besoj ia vlen të nënvizohet është miratimi i...