Amerikanët do të ndërtojnë Parkun eolik në Tropojë, Balluku ju jep certifikatën: Investimi i CWP, tregues i besimit të investitorëve të huaj

Amerikanët do të ndërtojnë Parkun eolik në Tropojë, Balluku ju jep certifikatën: Investimi i CWP, tregues i besimit të investitorëve të huaj

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MW në Tropojë. Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u dha edhe certifikata e autorizimit për realizimin e projektit. Nga ana e CWP merrnin pjesë CEO i kompanisë në fjalë për Europën si dhe përfaqësues të tjerë. Zv.Kryeministrja Belinda Balluku theksoi se investimi i kompanisë amerikane është një tregues i besimit të investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë dhe politikave të ndjekura nga qeveria në sektorin e energjisë. “Në energjinë e erës,...