“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD
Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Sali Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e PD-së”. “Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve të Parlamentit shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do duhet të largohet, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike dhe nuk jam këtu për të bërë reklamë për...
Burimi:
javanews.al