Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh të koduar në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës. Ai ka shpërndarë një thënie të njohur të James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”. Mesazhi i diplomatit shqiptar vjen në një moment kur debati për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe është intensifikuar, ndërsa interpretohet si një përgjigje indirekte ndaj qëndrimeve të fundit të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë shqiptarë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por vetëm një ditë më vonë ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk...
Burimi:
javanews.al