Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Brenda gjashtëmujorit të parë ju siguroj që do mbyllen disa kapituj”. Kështu u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha, gjatë një interviste në Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Ai u shpreh se kjo vjen si pjesë e një plani që është dakordësuar me Komisionin Europian. “Jo vetëm presim mbylljen e ndonjë kapitulli, por presim mbylljen e një numri të konsiderueshëm kapitujsh. Ne kemi një plan pune. Ne nuk po ecim as qorrazi dhe as me dëshirën tonë. Ne po ecim me një plan pune që kemi dakordësuar me KE-në dhe aty janë të përfshirë edhe afatet që mendojmë se janë realistë për mbylljen e kapitujve”, tha Hoxha. Megjithatë çdo gjë, sqaroi ambasadori do të varet nga ecuria e procesit. “Gjithmonë në këtë proces...