Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale të institucionit dhe mbështetjen e ardhshme britanike për SPAK. Gjatë takimit, të dy palët ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz. Ambasada britanike në Shqipëri, në faqen zyrtare në Facebook, teksa publikon një foto të dy zyrtarëve, shkruan: “Ambasadori Britanik, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për SPAK.Të dy ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të...
Burimi:
javanews.al