Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë mbrëmjen e kësaj të diele, më 22 mars, një njoftim të Departamentit të Shtetit, i cili u kërkon shtetasve të vet nëpër botë të tregohen të kujdesshëm sa i takon situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. “Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve.”, thuhet në njoftim. Sipas DASH-it, objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, “janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa...
Burimi:
javanews.al