Ambasada e Francës dënon hedhjen e molotovëve ndaj Vilës 31: Dhuna është e papranueshme
Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas hedhjes së molotovëve në ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Në reagimin zyrtar, ambasada dënon me forcë aktet e dhunës, duke theksuar se mbrëmja e djeshme arriti një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”. Sipas deklaratës, Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. “Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme”, thuhet në reagim. Ambasada thekson se e drejta për të protestuar...
Burimi:
ntv.al